Numri i të infektuarve me koronavirus është mbi 2 milionë tashmë në Gjermani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Vendi raportoi 22,368 raste të reja me Covid-19 ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2,000,958. Lajmin e bëri të ditur agjencia e kontrollit të sëmundjeve.
Po ashtu, Gjermania raportoi 1,113 raste të tjera fatale të lidhura me virusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 44,994. Dhjetë nga 16 shtetet federale të Gjermanisë e kanë arritur tashmë 85 për qind të kapacitetit të njësive të kujdesit intensiv.
Gjermania ka vaksinuar më shumë se 842,000 banorë, rreth 1% e popullsisë së saj. s.b/abcnews.al/