Me 14 Dhjetor të vitit që lamë pas, Sara Hoxha dhe Ledri Vula mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Çifti i famshëm zbuloi për ndjekësit në rrjete sociale portretin e vogëlushes, ndërsa bënë me dije dhe emrin e veçantë, Poem Blu.
Gjatë këtyre ditëve, Ledri dhe Sara kanë ndarë shpesh momente të bukura pranë të voglës së tyre, që nga shëtitja e parë me Poem Blu dhe deri tek një set fotografik që kanë realizuar së fundmi. Ndërkohë, ditën e sotme bëhet një muaj nga ardhja në jetë e Poem, dhe mami Sara ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të.
Krahas një disa fotove në të cilën shfaqet me vogëlushen, Sara shkruan: “Si kaloi një muaj kaq shpesht? Zemra ime është aq e mbushur me ty sa nuk mund ta quaj më timen.” Kujtojmë që Ledri i dedikoi së bijës dhe një super këngë, në të cilën shpalos ndjesitë e të qenit një baba. /abcnews.al/