Dy këmbësore kanë shpëtuar për mrekulli nga aksidenti i ndodhur mesditën e sotme pranë ambasadës italiane në Tiranë.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë të siguruara nga ABC, duket makina që vjen me shpejtësi nga zonat e Liceut Artistik drejt kryqëzimit të ambasadës italiane dhe merr drejtimin për nga stadiumi “Air Albania”.
Në momentin kthesës ai përplaset nga një tjetër mjet që vjen me shpejtësi. Pikërisht në atë çast te vijat e bardha po kalonin dy këmbësore, njëra prej të cilave fare pranë tyre. Kjo e fundit vrapon drejt rrugës kryesore nga frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm.
Në aksident u përfshinë një makinë tip BMW dhe një tjetër tip “Skoda”. Fatmirësisht nuk nga përplasja nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale./mv.abcnews.al