Një vit më parë Tropoja u trondit nga vrasja e Guxim Gjyriçit, i cili u ekzekutua sapo kishte mbyllur lokalin dhe po kthehej për në shtëpi. Një vit më pas, ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe përpara drejtësisë për vrasjen e tij.
“Unë sapo vij nga Tropoja, ka shkuar një vit nga ajo ngjarje, ne kemi publikuar pamjet e makinës së autorëve. Jemi pa autorë sot” tha Artan Hoxha, mbrëmjen e sotme i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu.
Ndërkohë që pak ditë më parë Artan Hoxha shprehej se nuk kishte pikë dyshimi se nuk do të zbuloheshin autorët, edhe pse, shton ai “sot në Tropojë janë të qartë kush fshihet pas kësaj ngjarje” tha ai (Lexo ketu te gjitha lajmet për Guxim Gjyriçin)./ db/Abcnews.al