Partizani përballet me Skënderbeun të shtunën, ndërkohë që ditën e nesërme trajneri Ilir Daja do të dalë në konferencë për shtypin. Veç kësaj, në klubin e kuq kanë vendosur të bëjnë edhe prezantimet e afrimeve.
Stenio Junior, braziliani që ka spikatur me Shkëndijës, dhe Valentino Murataj i marrë nga Bylisi, do të prezantohen prej orës 9:45 në zyrat e klubit të kuq, sikurse ka njoftuar zyra për shtyp e 16 herë kampionëve të vendit.
Deri më tani janë konfirmuar këto dy lëvizje, por pritet që edhe Donald Mëllugja nga Bylisi të veshë fanellën e të kuqve. Zyrtarizimi ende mungon. /abcnews.al