“Jovic është kthyer”, një fjali dhe Eintracht Frannkfurt përforcon sulmin me një lojtar që e njeh mjaft mirë kampionatin gjerman dhe ka shënuar një numër të madh golash.
Serbi, i shitur para 18 muajsh për shumën e 60 milion eurove te Real Madrid, në Spanjë nuk e gjeti veten dhe trajneri Zinedine Zidane pa asnjë mëdyshje ka aprovuar kërkesën e sulmuesit për t’u larguar.
#JovicIsBack ? pic.twitter.com/4x1XY335KW
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) January 14, 2021
Reali ndër të tjera do të paguajë pjesën më të madhe të pagës edhe gjatë këtyre gjashtë muajve, me shpresën se Jovic do shpërthejë sërish dhe të paktën do të rivlerësohet në treg për të shitur. /abcnews.al