Partizani në këtë merkato mund të afrojë lojtarë, por as tregu në dalje nuk është e ngrirë dhe te të kuqtë kanë lëvizur, kryesisht në huazime. Largimet nuk kanë marrë fund sepse raportohet për shitjen e mundshme të Theofilius Solomon.
Mediet azere zbulojnë se sulmuesin e kërkon klubi i Bruno Telushit, Neftchi Baku. Interesi vazhdon prej javësh, por mësohet se palët nuk kanë rënë dakord për shifrën e transferimit. Ky ngërç është zgjidhur me një lëvizje të Partizanit.
Të kuqtë kanë ulur pretendimet dhe kërkojnë 50 mijë dollarë për sulmuesin nigerian, i cili ka shënuar 2 gola në 12 ndeshjet e këtij sezoni në Superiore. Vetë lojtari ka arritur marrëveshje me klubin azer, teksa 50 mijë dollarët janë shifra e fundit për të cilën Partizani e shet Solomon.
Edhe te Tirana ka lëvizje në merkato. Largimi i mundshëm i Vangjelit i ka vënë në lëvizje drejtuesit dhe Panorama Sport raporton se Eljon Sota është i zgjedhuri për difensivën. Mbrojtësi në këtë sezon është shkarkuar si kapiten dhe zbulohet se ka mosmarrëveshje me drejtuesit për shkak se nuk pranon rinovimin. /abcnews.al