Mesfushori i Torinos, Soualiho Meite, është gjithmonë e më pranë Milant. Sipas raportimit të gazetarit italian Fabrizio Romano, tashmë ka mbetur vetëm të gjendet gjuha e përbashkët mes klubeve.
23-vjeçari ka rënë dakord me kuqezinjtë për sa i përket kontratës së tij. Drejtuesit e Milanit kërkojnë ta huazojnë fillimisht francezin dhe më pas ta blejnë përfundimisht kartonin e Meite.
AC Milan are in advanced talks to sign Soualiho Meité from Torino on loan with buy option. Personal terms agreed and negotiations ongoing to reach the agreement. ?⚫️ @SkySport @DiMarzio #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 13, 2021
Lojtari ka qenë një nga shtyllat e formacionit të Giampaolos këtë sezon në Serie A, duke rënë menjëherë në radarin e Milanit dhe jo vetëm. Soualiho numëron 14 ndeshje me Torinon në kampionatin italian, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist për shokët e ekipit. /abcnews.al