“Bajrami talent i madh”, Rrahmani: Duel i sikletshëm, e merituam fitoren

schedule20:35 - 13 Janar, 2021

schedule 20:35 - 13 Janar, 2021

Amir Rrahmani luajti sfidën e dytë radhazi si titullar me Napolin. Ekipi i Gattusos fitoi 3-2 ndaj Empolit në “Diego Armando Maradona”, takim i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Mbrojtësi dardan foli pas ndeshjes për Rai Sport. Rrahmani u ndal edhe te Serie A. Napoli renditet në vend të gjashtë, teksa 26-vjeçari nga Prishtina foli rreth objektivit të skuadrës së tij.

Ndeshjet e Kupës janë të sikletshme, pasi të gjithë duan të kualifikohen në raundin tjetër. Zhvilluam një ndeshje të madhe. Tani të fokusohemi në kampionat.

Objektivi? Qëllimi ynë primar është të renditemi në një nga katër vendet e para të Serie A. Më pas të shohim se çfarë mund të ndodhë, nuk i dihet kurrë“, deklaroi kapiteni i Kosovës.

Në përballjen e sotme shkëlqeu Nedim Bajrami për miqtë. 21-vjeçari shqiptar shënoi dy golat e Empolit dhe të dy ishin shumë të bukur.

Mesfushori ofensiv mori edhe komplimentet e zv trajnerit Paolo Cozzi, i cili tha këto fjalë pas ndeshjes: “Bajrami është një futbollist shumë i talentuar.

Ka aftësinë për të lexuar ndeshjen, ka një kontroll shumë të mirë të topit dhe një goditje fantastike. Po flasim për një lojtar cilësor, i cili ka kualitetin për të bërë diferencën“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!