Drejtuesja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj e ftuar në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu këtë të mërkurë ka dhënë detaje në lidhje me ruajtjen e vaksinës anti Covid në vendin tonë, kushtet, kapacitetet dhe protokollin. Ajo tha se kapacitetet janë gati të mbajnë një sasi prej 250 mijë dozash në temperaturë -70 apo -80 gradësh.
Pjesë nga intervista
Ne flasim për një program kombëtar të vaksinimit anti-covid, a është gati dhe cfarë përmban?
Ka vlerësimin e kapaciteteve të zinxhirit ftohtës, ka kapacitetet ekzistuese, priotizimet, vazjdimësia, monitorimi, procesi i regjistrimit, grupet që do të bëjnë pjesë, kush do të angazhohet.
Por ndoshta duhet të jetë pak më i plotë, kam parasysh intervistën e zotit Soreca një ditë më parë, që tha se Shqipërisë i mungon një plan i mirëfilltë i vaksinimit, cfarë presin nga ne dhe si e presin?
Jo, besoj se ndoshta nuk e dinë me detaje, pasi është i ndërtuar, është goxha mirë, është punuar shumë për planin e vaksinimit.
E keni bërë publik?
Ndoshta është vetëm në shqip dhe ndoshta duhet përkthyer për t’u dhënë për të huajt në gjuhën angleze.
Flasim për vaksinën dhe mënyrën si ruhet, sa dihet duhet të qëndrojë në frigorifer, sepse kam parasysh një të dhënë nga Pfizer që nuk duhet të qëndrojë më shumë se 10 ditë?
Bëhet fjalë për frigoriferët ultra të ftohtë, -70-80, ajo qëndron deri kur të vijë afati i skadencës. Ndoshta e lidh me fjalën pasi e nxjerrim nga -70-80 dhe shkrin nuk e mbajmë më shumë se 5 ditë. Nëse shkrin, të jep 5 ditë kohë ta përdorësh në këto kushte dhe nuk të lejon ta kthesh në këto kushte.
Kjo sasi e parë, 975….
975 është minimumi por mund të shkojë edhe deri në 1170, pasi flakonët japin 6 doza dhe deri tani kanë shkuar shumë mirë, i kanë dhënë të gjashta dozat.
A e keni marrë certifikatën e agjencisë së kontrollit të barnave?
Po është autorizimi i zakonshëm.
Fjala “dorazi”, për mënyrën si ka ardhur vaksina, cfarë duhet të kuptojmë?
Edhe unë mbetem pak konfuze, ndoshta është ndonjë emërtim që bën godana vetë. Ajo është një kuti. Se dueht ët kuptojmë se nuk janë sasi të mëdha, se për sasi të mëdha kemi makinat tona të mëdha që transportojnë. Të paktën në dijeninë timë ka mbërritur në Institut sipas protokolleve dhe është futur në frigorifer në -80 gradë.
Sa herë duhet të hapet frigoriferi?
Nuk prish punë.
U tha se kemi kapacitete për të mbajtur 7 milionë doza?
Për këtë është 250 mijë.
Aparaturat ishin gjendje?
Ne kishim, ai -80 u dedikua për ne për këto vaksina.
Sa e ka datën e skadencës kjo vaksina?
Deri në 31 prill.