Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve.
Tërheqja e ujit sipas IGJEUM pritet që të ndodhë ditën e nesërme, ndërsa theksohet se lumi Vjosa gjatë ditës së sotme do të ketë rënie të ndjeshme.
Njoftimi:
Gjithashtu pasditen e sotme dhe nesër priten reshje te dobëta, ndërsa në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit priten reshje dëbore.
PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
————————————————————–
Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë nesër në datën 14 Janar 2021. Lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve përgjatë ditës së sotme.
Lumenjtë e tjerë nuk paraqesin rrezikshmëri nga përmbytjet.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
————————–
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 13) dhe nesër (e enjte, dt. 14) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, ndërsa qarqet Elbasan dhe Korçë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zonat malore mbi 600 m mbi nivelin e detit priten reshje dëborë (kryesisht në veri dhe në lindje të vendit).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt. 14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 10 °C
në vendet e ulëta: 1 / 8 °C
në vendet malore: -6 / 4 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 13) dhe nesër (e enjte, dt. 14) era pritet të jetë e lehtë deri mesatare kryesisht në bregdet dhe në vendet malore./abcnews.al/