Një kosovar dhe një maqedonas janë mes katër të dëbuarve nga Italia, të cilët dyshoheshin se kishin lidhje me ambientett ekstreme islamike. 37 vjeçari nga Kosova ishte rezident i rregullt në Bolonjë, dhe kishte përfunduar në vëmendjen e policisë italiane pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga unioni i myslimanëve shqiptarë në Itali.
Katër shtetas të huaj mes të cilëve një kosovar dhe një maqedonas janë dëbuar nga Itali për arsye sigurie pasi konsideroheshin shumë pranë ekstremizmit islamik. Më i rrezikshmi sipas autoriteteve italiane ishte një francez 28 vjeçar i konvertuar në islam, ai nuk kishte një banesë dhe vuante nga probleme psiqike. Prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga anti terrori për shkak të fanatizmit të tij fetar.
Të dëbuarit e tjerë janë një 37 vjeçar nga Kosova, një maqedonas 39 vjeç dhe një tunizian 45 vjeç. Në total janë 75 dëbimet e kryera në 2018-ën nga Italia.
Shtetasi nga Tunizia monitorohej në burg pasi ishte vetëshpallur si lider fetar i besimit mysliman, duke u bërë protagonist në trazira brenda burgut.
Dhe 39 vjeçari maqedonas ndodhej në burg, por mbahej në monitorim pasi dyshohej se ishte pjesë e një organizate paraushtarake aktive në konfliktet në Ballkan.
Ndërsa 37 vjeçari nga Kosova ishte rezident i rregullt në Bolonjë, dhe kishte përfunduar në vëmendjen e policisë italiane, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë ët organizuar nga unioni i myslimanëve shqiptarë në Itali. Konferenca u drejtua nga imami radikal i Prishtinës që u arrestua në 2014-ën në Prishtinë pasi kishte përgatitur shumë vullnetarë për të shkuar në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me ISIS. Ai u arrestua pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij, dhe në burg kishte treguar shenja të radikalizimit fetar. /abcnews.al

