ABC mëson detaje të reja rreth plagosjes që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në kryeqytet.
Mësohet se rreth orës 09:20, tek një pallat në ndërtim, tek rruga “Ndre Mjeda” është plagosur me armë zjarri 42-vjeçari Klodjan Gomina dhe biznesmeni Sino Llanaj.
Po ashtu, burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë të ditur nga përplasja me dy ortakëve, Albert Allmuça që dyshohet të jetë autori i ngjarjes dhe Llanaj, mbeti i plagosur edhe Gomina që ishte duke kaluar rastësisht.
Edhe roja e objektit ka mbetur i goditur me sende të forta. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë mosmarrëveshjet mes ortakëve të pallatit. s.b/abcnews.al/