Pas përmbytjeve, tashmë ulja e temperaturave ka shkaktuar probleme në rrjetin e energjisë elektrike.
Nëpërmjet një njoftimi, OSHEE bën me dije se në zonën e Kukësit trashësia e akullit ka shkuar në mbi 5 cm.
Ndërsa grupet e avarisë së OSSH në Kukës ndodhen në terren për të bërë të mundur riparimet në fiderin nr.9 që furnizon me energji fshatrat Ujmisht, Gjanë dhe Bushtricë.
Njoftim për abonentët në Kukës:
Si pasojë e uljes së temperaturave, në zonat veriore akulli ka shkaktuar probleme në rrjetin e shpërndarjes.
Këtu jemi në zonën e Kukësit ku trashësia e akullit ka shkuar mbi 5 cm.
Grupet e avarisë së OSSH Kukës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në fiderin nr.9 që furnizon me energji fshatrat Ujmisht, Gjanë dhe Bushtricë.
Megjithë terrenin e vështirë dhe ngrirjen e përcjellësave si pasojë e akullit, punonjësit e OSSH po punojnë intensivisht për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
/abcnews.al/