Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ambientet e brendshme të stadiumit “Air-Albania” ku edhe po realizohet procesi i vaksinimit kundër Covid-19.
Lexo edhe: Rama ndjek nga afër procesin në “Air Albania Stadium”, Bino: Mund të vaksinojmë 600 persona në ditë
Gjatë bisedës me shefen e Epidemiologjisë Silva Bino, kryeministri tha se pasi bëri vaksinën, kishte marrë edhe shumë mesazhe në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
“Unë pasi e bëra dje vaksinën, më çonin mesazhe, mirë je, hë si je, thonin mirë je? Mirë je? Mirë jam i thoja”, deklaroi Rama.
/abcnews.al/