Kryetarja e Bashkisë e Shkodrës, Voltana Ademi mëngjesin e kësaj të marte ka shkuar në Obot për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet banorët si pasojë e përmbytjes.
Ademi në një prononcim nga fshati Obot është shprehur se situata është e vështirë por fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë shtëpi të dëmtuar si pasojë e sasisë së ujit që gjendet në këtë zonë.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se kjo është një situatë që do të zgjasë për një periudhë të gjatë deri në 2 javë,dhe sipas saj duket se ky do të jetë një dimër i vështirë.
“Ndodhemi në fshatin Obot një situatë e menaxhueshme dhe fatmirësisht deri më tani nuk janë shënuar dëmtime në banese dhe pse prezenca e ujit është prezence. Situata është e pak më e rënduar pasi vijojnë shkarkimet nga liqeni i Shkodrës për shkak të prurjeve. E gjithë kjo situatë bëhet e rrezikshme dhe e frikshme për shkak të paparashikueshmerisë dhe ajo që pritet që të ndodhë në ditët e ardhshme për shkak se është një zonë e vështirë për lëvizjen dhe mund të kalohet vetëm me makinat e ushtrisë. Kjo është një situatë që pritet që të zgjasë për një periudhë 1-2 javore, duket se do të kemi një dimër të vështirë.
Nuk është problem ushqimi ditor por njëkohësisht dhe kanë punuar çështja dhe problem është momenti për trajtimin e gjësë së gjallë dhe kjo nuk është vetëm për sot por dhe në vijim pasi do të kemi të shkatërruar shumë produkt bujqësor dhe duket që të rimerret, kjo është situata ime më e vështirë. Problemi thelbësor në këtë moment është furnizimi për gjënë e gjallë dhe ne do të kërkojmë ndihmë nga rezervat e shtetit pranë ministrisë së Bujqësisë. Verifikimi dhe rivlerësimi i dëmeve duket që të bëhet me kujdes pasi dëmi është i madh dhe nuk ka para që e justifikon. Unë kërkoj nga të gjithë banorët që janë përmbytur në Shkodër që të trajtohen në mënyrë të barabartë”, ka thënë Ademi.
Ndërkohë banorët e zonës shprehen se kjo është hera e parë pas shumë vitesh që është parë një sasi kaq e madhe uji në fshatin e tyre.
“Përmbytje të tilla kemi parë që në kohën e Enver Hoxhës së partisë së Punës. Situata është e vështirë. Shteti të marrë masat dhe të shpërndajë në mënyrë të barabartë ndihmat”, ka thënë një nga banorët./abcnews.al