Ekuipazhi i parë vetëm gra i “Air India” u ul sot herët në aeroportin e Bengalurusë pasi përfundoi një fluturim ndërkontinental, pa ndërprerje, prej 17 orësh nga San Francisco.
Katër komandantet e ngarkuara me fluturimin, Zoya Aggarwal, Papagari Thanmai, Akansha Sonaëare dhe Shivami Manhas, u pritën në mbërritje me buqeta me lule.
Ndërsa ministri i Aviacionit, Hardeep Singh Puri, e uroi në Tëitter ekuipazhin duke shkruar “Ky ekuipazh profesionistesh ka shkruar një faqe të re në historinë e aviacionit tonë civil”.
Papagari Thanmai, duke folur për mediet në emër të të gjithë ekuipazhit, e përshkroi përvojën si emocionuese.
“Shumë udhëtarë donin të fotografoheshin me ne. Të tjerë e kishin rezervuar fluturimin tonë shumë kohë më parë”, tha ajo.l.k/abcnews.al