Skënderbeut ditën e sotme i është hapur merkatoja nga FIFA dhe menjëherë ka vendosur të prezantojë katër afrime. Vangjel Zguro, ashtu siç u njoftua më parë nga abcnews.al është tashmë i korçarëve.
Bashkë me të bardhekuqve u janë bashkuar edhe tre talente të tjerë. Agbodzie Abbey, Melos Bajrami dhe Leard Sadriu kanë firmosur kontratat me Skënderbeun dhe janë stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës.
POSTIMI – “4 afrimet e para, bashkohen me ekipin. KF Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e janarit. Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq. 4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stërvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj. /abcnews.al