Kessie: Besojmë te titulli, Ibra mund t’i gjuajë penalltitë nëse dëshiron

schedule22:54 - 11 Janar, 2021

schedule 22:54 - 11 Janar, 2021

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, beson tek titulli kampion. Luftëtari i kuqezinjve në një intervistë për “SportMediaset”, konfirmon dhe një herë se objektivi parësor është rikthimi në Champions League. Gjithashtu, ai ndalet dhe tek rikthimi i Ibrës si dhe tek gjuatja e penalltive.

Ne besojmë se mund të fitojmë titullin, por synimi ynë është që të kualifikohemi për në Champions League. Kupa e Italisë është gjithashtu e rëndësishme, është një tjetër kompeticion që duam të fitojëm sepse ne po luftojmë për çdo trofe”, deklaron lojtari nga Bregu i Fildishtë.

 

“Mendoj se unë jap më të mirën në skemën me tre mesfushorë, por tashmë ndihem si një udhëheqës këtu. Ibra? Jam shumë i lumtur që ai më dha mundësinë t’i gjuaj penalltitë. Zlatan mund t’i godasë sërish ato, pasi sulmuesit kanë më shumë nevojë për të shënuar”, përfundon Kessie, duke vërtetuar dhe një herë atmosferën e mirë në grup. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!