Vrasje e paralajmëruar/ Vriten nënë e bijë në Gjakovë

schedule08:33 - 8 Gusht, 2018

schedule 08:33 - 8 Gusht, 2018

Një krim i dyfishtë tronditi Gjakovën një ditë më parë, kur Pjterë Ndrecaj vrau me breshëri kallashnikovi ish-bashkëshorten e tij dhe një nga vajzat e tyre. Sipas policisë vetëm pak orë para krimt viktima kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj, pasi i kishte dërguar një mesazh kërcënues

Nënë e bijë u vranë të martën në Brekoc të Gjakovës, nga ish-kryefamiljari Pjetër Nrecaj me breshëri kallashnikovi, në korridorin e banesës së tyre. Vrasje e paralajmëruar kjo, pasi pak orë para krimit në policinë e Kosovës kishte ardhur denoncimi nga viktima Valbona Marku Ndrecaj për një mesazh kërcënues, që i kishte ardhur nga ish bashkëshorti, autori i vrasjes Pjetër Ndrecaj.

Arsyeja që e shtyu Ndrecajn ta kryejë vrasjen e dyfishtë, sipas prokurorisë ka të bëjë pikërisht me divorcin, i cili ishte përfunduar para një muaji.

Kryeprokurori i Gjakovës Ali Selimaj tha për mediat se autori kishte kërcënuar viktimën dhe më parë dhe për këtë arsye kishte qëndruar një muaj në paraburgim.

40-vjeçarja Valbona Marku Nrecaj, ishte me origjinë nga Tropoja. Prokuroria bën të ditur se autori i vrasjes ka precedentë penalë si dhe është shoqëruar disa herë në polici, pasi ka ushtruar dhunë në familje. Çifti kishte pesë fëmijë, tre prej të cilëve jetonin me nënën e tyre, dhe dy me babain. /abcnews.al