Qeveria e Spanjës emëroi zëvendëskryeministren Soraya Saenz de Santamaria në drejtim të Katalonjës pas rrëzimit të qeverisë së rajonit autonom. Por kush është liderja e re e Katalonjës na mëson materiali në vijim.
Gjyqtare, avokate dhe politikane spanjolle e Partisë Popullore, Soraya Saenz de Santamaria ka lindur në Vajadojid me 10 qershor të 1971. Anëtare e Sekretarisë Ekzekutive të Partisë Popullore në vitin 2004, ajo zgjidhet për herë të parëdeputete e Parlamentit të Madridit gjatë legjislaturës së 8 në periudhën 2004-2008. Rizgjidhet në legjislaturën e 9-të, 46-vjeçarja ishte zëdhënëse e grupit parlamentar në Kongresin e Deputetëve.
Më 22 dhjetor 2011, Santamaria është emëruar nga Mariano Rahoi, nënkryetare e qeverisë, zëdhënëse dhe ministre me kompetenca në mbrojtje dhe inteligjencë.
Sëfundmi, në sajë të aktivizimit të artikullit 155 të Kushtetutës së Spanjës, që rrëzoi qeverinë e Katalonjës, Soraya Saenz de Santamaria është emëruar president e komunitetit të rajonit autonom. 46-vjeçarja ka një karrierë të pasur pavarësisht antipative ndaj saj, që mbizotëronin në Partinë Popullore.
Si sëvendëskryeministre, ajo kotrollonte shërbimet e inteligjencës. Në postin e sekretares së politikës territoriale të Partisë Popullore, Santamaria konsiderohet si eksperte e autonomive lokale dhe sigurisht e njeh shumë mirë situatën e krijuar mes Spanjës dhe Katalonjës. Ndaj kjo ishte arsye kryesore, pse qeveria e drejtuar nga Mariano Rahoi e emëroi në drejtim të rajonit autonom.
Kush është “Zonja e hekurt” Soraya Saenz de Santamaria
schedule14:42 - 29 Tetor, 2017
schedule 14:42 - 29 Tetor, 2017