Zëdhënësi i NATO-s: 51 milionë euro investim për bazën në Kuçovë

schedule14:31 - 7 Gusht, 2018

schedule 14:31 - 7 Gusht, 2018

E ka zyrtarizuar edhe NATO investimin që do të realizojë në vendin tonë për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë. Zëdhënësi Piers Cazalet ka deklaruar se Shqipëria është përzgjedhur, pasi është një avokat i fortë i politikës së dyerve të hapura të NATO-s.

51 milionë euro është investimi që NATO do të realizojë për ndërtimin e bazës ajrore në Kuçovë. Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes bëhet e ditur se për projektin ka folur për herë të parë në emër të Aleancës se NATO-s zëdhënësi i saj Pier Cazalet.

 “NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshi depot e karburantit. Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s. Ky program është pjesë e financimit të përbashkët të NATO-s në të cilin kontribuojnë të 29 vendet anëtare”

Arsyeja pse kanë zgjdhur Shqipërinë për ndërtimin e një baze të tillë zëdhënësi i NATO-s e shpjegon me rolin dhe kontributin që ka dhënë vendi ynë brenda Aleancës.

“Ne jemi mirënjohës për kontributin e çmuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët, përfshi misionet tona në Afganistan dhe Kosovë. Shqipëria gjithashtu i jep një mbështetje të fortë partnerëve tanë, përfshi kontributin në Fondet tona të Kujdestarisë për Ukrainën, ndihmën në mbrojtjen kibernetike dhe tranzicionin e karrierës ushtarake’.

Shqipëria luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër ISIS-it, duke kontribuar me pajisje dhe trajnime për Irakuni u shpreh zëdhënësi i NATO-s sipas të cilit është ndihmë e vlefshme për të rritur sigurinë duke promovuar bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Vendi juaj është një avokat i fortë i politikës së dyerve te hapura të NATO-s dhe i integrimit të fqinjëve tuaj në familjen Euro-Atlantike”.

Lajmin për ndërtimn e bazës ajrore në Kuçovë e dha i pari kryeministri Edi Rama, i cili u përshëndet edhe nga Partia Demokratike. /abcnews.al