Pogba në prag të largimit nga Mançester Junajtid

schedule14:14 - 7 Gusht, 2018

schedule 14:14 - 7 Gusht, 2018

Pol Pogba mund të braktikë Mançester Junajtidin. Agjenti i tij, Mino Raiola, kërkon ta dërgojë në një klub të madh në Spanjë.

Lëvizja do të ishte bombastike nëse do të ndodhte.

Pol Pogba, i saposhpallur kampion i botës me Francën, dëshiron të largohet nga Mançester Junajtidi, vetëm dy vjet pas transferimit prej mbi 100 milionë eurosh.

Agjenti I tij, Mino Raiola, raportohet se do të kërkojë nga drejtuesit e klubit anglez që të lejojnë largimin e francezit, ndërsa planet janë që ai të shkojë tek Barcelona ose tek Juventusi.

Mediat njoftojnë se Pogba është tepër i mërzitur në “Old Traford” për shkak të marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Zhoze Murinjo, i cili e ka kritikuar disa herë.

Kritikat, madje, kanë qenë të shumta për mesfushorin, edhe nga analistë sportive, të cilët e akuzuan se zhvilloi një sezon të dobët në Angli dhe në Europë.

Murinjo dhe Junajtid kanë deklaruar se Pogba nuk është në listën e transferimeve, ndërsa njoftohet se klubi anglez ka hedhur poshtë një ofertë të Barcelonës, që jepte 50 milionë euro, plus dy lojtarë, Jerri Minën e Andre Gomezin.

Gjithsesi, fakti që Raiola insiston për largimin, do të thotë se vetë lojtari ka po këtë dëshirë, dhe kjo mund të rezultojë vendimtare.

Flitet se Juventusi është i interesuar për kampionin e botës, që luajti në skuadrën e Serisë A, përpara sesa të kalonte tek Junajtidi.

Gjithsesi, favorit për ta marrë Pogbanë mbetet Barcelona, e cila e konsideron objektivin kryesor pas afrimit të Arturo Vidalit. /abcnews.al