Laçi fitoi 3-2 ndaj Kukësit ditën e sotme, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi shtëpiak me të njëjtin rezultat. Regi Lushkja zhvilloi një sfidë fantastike dhe ishte protagonist te golat e bardhezinjve me tre asistet e tij.
24-vjeçari foli pas ndeshjes për Supersport, ku ndër të tjera: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Të gjithë djemtë dhanë maksimumin dhe jam shumë i lumtur për fitoren. Me Deliun dhe Shehun kemi 2 vite bashkë, merremi shumë mirë vesh.
Edhe jashtë fushe kemi marrëdhënie të mira, kjo ndikon për mirë te skuadra. Me trajnerin Duro jemi rritur, por edhe në ndeshjet e para kemi luftuar, por nuk kishim pikët, të cilat tani po vijnë. Deri diku nuk kemi pasur fatin me vete, pasi kemi bërë ndeshje të mira.
U bënë disa vite në Superiore, shpresoj të eci me këto ritme. Shpresoj që në fund të sezonit të kaloj jashtë në një kampionat më të fortë, kjo është ëndrra e të gjithëve“, përfundon mesfushori ofensiv i ekipit kurbinas. /abcnews.al