Daçiç: Bashkimi i Preshevës me Kosovën, vetëm në ëndrrat e Thaçit

schedule11:18 - 7 Gusht, 2018

schedule 11:18 - 7 Gusht, 2018

Sipas Ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është i pamundur. Madje ai u shpreh se kjo mund të ndodhë vetëm në ëndrrat e Thaçit.

Ivica Daçiç, shefi i diplomacisë serbe, u shpreh se zgjidhje më të mirë se ndarja e Kosovës nuk ka. Ai tha se një zgjidhje e tillë është afatgjatë, pasi ekziston mundësia që Kosova të kryejë sulm ushtarak në veri. Daçiç ka komentuar edhe deklaratat e Thaçit që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, duke thënë se kjo mund të ndodhë veç në ëndrra.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim kufijsh, ministri I jashtëm serb theksoi se populli serb duhet të jetë i sigurt se Presidenti i Serbisë, i cili drejtonn dialogun me Prishtinën dhe ai si ministër do të mbrojnë me çdo kusht interesat e shtetit serb.

Nga ana e tij Daçiç prej kohësh promovon idenë e ndarjes së Kosovës në linja etnike duke pretenduar shkëputjen e katër komunave veriore dhe bashkimin e tyre me Serbinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!