Sanksionet e SHBA ndaj Iranit, reagon Rohani: Luftë psikologjike

schedule10:12 - 7 Gusht, 2018

schedule 10:12 - 7 Gusht, 2018

Presidenti i Iranit, Hasan Rohani ka reaguar ashpër pas vendimit të SHBA për rivendosje të sanksioneve nga republikës islamike.

Ai e ka përshkruar këtë masë  si “luftë psikologjike”, e cila synon “të krijojë ndasi mes iranianëve”.

Bashkimi Evropian është deklaruar kundër këtyre masave, duke premtuar se do të mbrojë kompanitë që bëjnë “biznes legjitim”.

Ky hap i SHBA-së erdhi pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga pakti bërthamor  që Teherani ka nënshkruar ne 2015 me 6 fuqi botërore.

Marrëveshja, e negociuar gjatë presidencës së Barak Obamës, parasheh heqje të sanksioneve për Iranin në këmbim të ndalimit të aktivitetit bërthamor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!