Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile në një komunikim për mediet për situatën si pasojë e reshjeve në vend, raportoi mbi situatën, masat e marra dhe pritshmëritë meteorologjike në vijim.
Lexo edhe: Përmbytjet, Rama: Zinxhiri i emergjencave funksionoi! Braçe: Asnjë jetë e rrezikuar
Në këtë komunikim online ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se vendi është përfshirë në një situatë të beftë reshjesh të shumta.
“Jemi prezentë në të gjitha qarqet”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se nuk ka familje të rrezikuara dhe familje të izoluara nga uji, kjo falë punës së koordinuar nga autoritetet”.
Po ashtu ai theksoi 2270 hektarë janë përmbytur.
“Fshati Obot si gjithmonë është përmbytur. Hidrocentralet punojnë me kapacatet të plotë. Ndërsa nuk rrezikohet përmbytja në zonën e nën Shkodrës. Në Lezhë sipërfaqja e përmbytur është pothuajse si në Shkodër, janë evakuuar dy familje.
Ndërsa në jug, në Vlorë ka vetëm një shembje rruge dhe situata e përmbytjeve në përgjithësi nuk është kritike. Sot që flasim parashikimi ynë nuk është dramatik s ai përket lumit Vjosa, pasi prurjet janë në rënie, edhe pse është ende herët të flasim”, tha Peleshi.
Gjithashtu ai shtoi se në aksin rrugor Fier-Ballsh është raportuar një rrëshqitje dherash, ndërsa në Fushë Krujë ka një rritje të nivelit të ujit, por sipas tij kjo nuk paraqet rrezik.
Po ashtu Peleshi theksoi se edhe në Thumanë situata është në kontroll, ndërsa në Sukth janë evakuuar 10 qytetarë.
“Në Gjirokastër kemi situatë emergjence. Janë marrë masat nga Bashkia dhe është bërë ndërhyrja në ato zona ku ka pasur probleme. Rreth 1150 forca në të gjitha bashkitë e rriskuara të vendit sot janë të angazhuara për të përballuar situatë emergjente”, tha më tej ai.
/abcnews.al/