Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për herë të parë, SHBA raporton mbi 4 000 viktima nga Covid-19

schedule15:51 - 8 Janar, 2021

schedule 15:51 - 8 Janar, 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar më shumë se 4 000  viktima nga koronavirusi në 24 orë për herë të parë, ndërsa sistemet shëndetësore po përpiqen të përballojnë numrin e pacientëve të sëmurë.

Vendi ka shënuar 365 000 viktima të lidhura me koronavirusin deri më tani, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, nga një popullsi prej 330 milionë banorësh.

Më shumë se 266 000 raste të reja u raportuan ditën e djeshme duke e çuar totalin në mbi 21,6 milionë raste.



Numri i rasteve është veçanërisht i lartë në shtetin e Kalifornisë dhe qarkun e Los Anxhelosit, ku më shumë se 1 në 5 persona rezulton pozitiv me Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!