Pasuesi i Ibrahimovic, Milani synon sulmuesin e kombëtares italiane

schedule12:19 - 8 Janar, 2021

schedule 12:19 - 8 Janar, 2021

Zlatan Ibrahimovic ka kontratë deri në fund të sezonit me Milanin. Bomberi belg pritet të vijojë aventurën me kuqezinjtë, sidomos nëse ekipi i Stefano Piolit ia del të rikthehet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ecuria deri tani në kampionat është fantastike dhe vështirë që Milani kryesues të mos e arrijë objektivin minimal. Gjithsesi, drejtuesit vijojnë punën për të përforcuar skuadrën dhe për të menduar për të ardhmen.

 

Belotti dhe Jorginho me Italinë

Nëse Ibra vendos të mos rinovojë, “Djalli” do të nisë sulmin për Andrea Belottin. Sulmuesi i Torinos është një dëshirë e vjetër e Milanit, që e tentoi edhe në vitin 2017. Çmimi i sulmuesit të kombëtares italiane ka rënë ndjeshëm dhe në Milanon kuqezi po përgatisin një ofertë serioze. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!