Zëvendësuesi perfekt i Lukakut, Interi e gjen në kryeqytet

schedule11:39 - 8 Janar, 2021

schedule 11:39 - 8 Janar, 2021

Romelu Lukaku ka nevojë për një zëvendësues. Interi është shumë i varur nga bomberi belg dhe mungesa e tij ndihet shumë. Drejtuesit e klubit italian po punojnë për afrimin e një sulmuesi në këtë seksion merkato dhe emri i fundit që ka dalë në skenë është Felipe Caicedo.

Ekuadoriani është pjesë e Lazios, që do të hiqte dorë nga shërbimet e tij për një shumë prej 8 milion eurosh. 32-vjeçari shihet si zëvendësuesi perfekt i Lukakut, sidomos në aspektin fizik.

 

Caicedo duke festuar një gol me Lazion

Caicedo ka një aftësi fantastike për të shënuar gola kur vjen nga stoli. I vetmi problem mbetet fakti që kërkon të luajë sa më shumë, ky është kushti i vetëm që e shtyn të largohet nga skuadra bardhekaltër.

Një gjë e tillë vështirë të ndodhë tek ekipi i Contes, që i beson verbërisht dyshes Lukaku-Lautaro Martinez në majë të sulmit. Gjithsesi, fakti që zikaltrit ndodhen në garë për titullin mund të bindë sulmuesin latin të transferohet në Milanon zikaltër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!