Daçiç: Shqiptarët duan njohjen e pavarësisë dhe Preshevën

schedule14:29 - 6 Gusht, 2018

schedule 14:29 - 6 Gusht, 2018

Reagimi i radhës për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka ardhur nga ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç. Ai u shpreh se është moment ku të arrihet një zgjidhje përfundimtare me anë të kompromisit pasi nuk do të ketë asnjëherë një kohë më të përshtatshme për ta bërë këtë.

Sipas Daçiç Bashkimi Europian po e kupton se problemi kryesor për arritjen e kompromisit janë shqiptarët.

Ai tha se shqiptarët duan që Serbia të njohë Kosovën, si dhe të marrin Luginën e Preshevës.

“Në këtë situatë, hapet mundësia që të arrihet zgjidhja e kompromisit. Nëse tashmë ka dialog, në dialog duhet të keni një propozim”, shtoi Daçiç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!