Besnik Ferati, mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është larguar zyrtarisht nga Partizani dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Jasir Asani, nuk mund të mos reagonte përmes rrjeteve sociale. Në Instagram ai ka postuar një foto me Feratin dhe shkruan:
“E kisha menduar se do të ishte e vështirë, megjithatë jam i bindur se me sukseset e tua ty do të ndjej më afër se kurrë. Gjithmonë lamtumirat janë të vështira, por kjo e jotja është vetëm një mirupafshim.
Suksesi është i lidhur me veprimin dhe një djalë si ty asnjëherë nuk do të qëndrojë në vend. Kam shumë fjalë për të thënë sepse një kampion si ty vetëm si i tillë përcillet. Një ditë do të jemi sërish së bashku.
Mos u ndal kurrë drejt rrugës së suksesit, nuk je nga ata që je mësuar me situata të lehta, por vështirësitë e mëdha do të çojnë gjithmonë drejt majës. Faleminderit për gjithçka dhe sa më shumë sprint drejt më të mirës”. /abcnews.al