Këngëtarja e njohur, Poni është dalluar gjithmonë si një nga vajzat më besnike të skenës, kur bëhet fjalë për ‘look-un’.
Ndonëse vitet kanë shkuar, ajo nuk ka bërë asnjëherë ndryshime drastike, të cilat të tërheqin vëmendje.
Mirëpo, së fundmi, këngëtarja ka pranuar pa asnjë kompleks se ka eleminuar vetullat tatoo që ka pasur për t’iu kthyer një pamjeje më origjinale me vetullat e saj.
“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja”, ka shkruar Poni krah postimit të fundit ku duket se ka vendosur të ketë një pamje sa më natyrale. l.k/abcnews.al