FOTO/ Udhëheqin “demat”, Liga rendit më të ndjekurit në Facebook

schedule11:56 - 7 Janar, 2021

schedule 11:56 - 7 Janar, 2021

Klubet e Kategorisë Superiore gjatë viteve të fundit janë munduar shumë të zhvillojnë rrjetet e tyre sociale dhe një pjesë e mirë, kryesisht klubet me traditë në elitën e futbollit tonë kanë arritur ta përdorin medien sociale si një kanal të fortë komunikimi.

Së fundmi, Liga Profesioniste ka bërë një renditje të klubeve të Superiore, përsa i përket ndjekësve në Facebook. Në këtë renditje në vendin e parë është Partizani. Demat kanë një faqe shumë popullore në Facebook dhe numërojnë plot 194.887 ndjekës.

 

Në vendin e dytë pritej të ishte Tirana, por nuk ndodh kështu. Sukseset e Skënderbeut gjatë dekadës së shkuar e kanë shndërruar atë në një klub shumë popullor, duke grumbulluar simpatizantë të shumtë edhe jashtë Korçës. Nëntë herë kampionët e vendit numërojnë 166.887 ndjekës në rrjetet sociale.

 

Në vendin e tretë janë kampionët në fuqi, Tirana. Bardheblutë janë ndoshta klubi, që po punon më shumë në rritjen e rrjeteve sociale dhe gjatë viteve të fundit ata njohin vetëm përmirësim, duke iu afruar vazhdimisht dyshes së kreut. Triumfi i vjetshëm për herë të 25 në Kategorinë Superiore i dha një dorë në mirë për arritur dhe kaluar shifrën e 100 mijë ndjekësve. Aktualisht ata numërojnë 101.127 ndjekës në Facebook.

Pjesa tjetër e ekipeve janë shumë larg treshes së kreut. Laçi ndjek me 43 mijë dhe Kukësi plotëson pesëshen e parë të kësaj renditje të veçantë dhe të rëndësishme në ditët e sotme. Të gjitha klubet e Kategorisë Superiore së bashku numërojnë plot 599.957 ndjekës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!