Protestuesit pro-Trump raportohet të jetë duke thyer xhamat e dritareve të ndërtesës së Kapitolit.
Pamje të publikuara në media tregojnë disa protestues që thyejnë xhamat e disa dritareve e më pas tentojnë të futet në ndërtesë përmes xhamit të copëtuar.
Ndërkohë, pamje të tjera të marra nga brenda ndërtesës tregojnë përplasjen fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ndërkohë, deri më tani, dihet që një grua është plagosur rëndë me armë zjarri dhe po merr kujdes shëndetësor.
Mediat raportojnë po ashtu, se pjesa e Senatit është “pastruar” tashmë dhe situata duket më e qetë. s.b/abcnews.al/
Scuffles & violence inside the US Capitol pic.twitter.com/47UCAux3gP
— Firas Maksad (@FirasMaksad) January 6, 2021