Zyrtare/ Vjen një sulmues për Dovedan, talenti firmos për 3.5 vite me Bylisin

schedule19:35 - 6 Janar, 2021

schedule 19:35 - 6 Janar, 2021

Bylisi pritet të pësojë shumë ndryshime në këtë merkato dimri. Teksa kapiteni Murataj është në rrugën e tij drejt Partizanit, ballshiotët zyrtarizojnë afrimin e një sulmuesi.

Renato Spahiu është lojtari më i ri i Bylisit. Ai është prezantuar me skuadrën ditën e sotme dhe është vënë në dispozicion të trajnerit Dovedan, i cili gjatë gjithë kohës ka kërkuar për një sulmues tipik.

Talenti ka firmosur kontratë afatgjatë, duke qenë i lidhur për 3 vite e gjysmë me Bylisin. Spahiu është vetëm 22 vjeç dhe ky mund të quhet si një rikthim në Superiore, pasi më parë ka luajtur me Laçin para eksperiencave me Dinamon dhe së fundmi Turbinën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!