Në jetën e përditshme ne thyejmë shumë rregulla të pashkruara, në mënyrë të pavetëdijshme. Më poshtë do ju tregojmë disa nga rregullat etike që janë të rëndësishme për mirësjelljen dhe do ju përgatisnin për çdo ngjarje shoqërore.
1. Mbani limonin me dorë ose lugë kur e shtrydhni
Lëngu i limonit është një nga gjërat më të dhimbshme nëse përfundon në syrin e dikujt. Kjo është arsyeja pse ju duhet të përdorni ose njërën dorë ose një lugë për të krijuar një mburojë rreth limonit.
2. Vendosni pecetën në prehrin tuaj në formën e një drejtkëndëshi, jo të një trekëndëshi
Pecetat e darkës janë zakonisht mjaft të mëdha dhe kjo është arsyeja pse mënyra më e mirë për t’i vendosur në prehrin tuaj është t’i palosni në gjysmë në formën e një drejtkëndëshi. Kur të keni mbaruar me vaktin tuaj, mos e palosni pecetën mbrapa, por përkundrazi, lini atë në anën e majtë të pjatës tuaj.
3. Mos e ngrini gishtin tuaj të vogël kur pini çaj.
Kur të pini çaj, shmangni ngritjen e gishtit tuaj të vogël, edhe pse shumë njerëz mendojnë se është gjëja e duhur për të bërë. Në vend të kësaj, përdorni gishtat tregues dhe të mesëm për të shtyrë pjesën e poshtme të filxhanit drejt gojës.
4. Përdorni dorën e majtë kur të kolliteni ose teshtini, jo të djathtën.
5. Prisni që miku/miqtë të ulen në tryezë, para se të filloni të hani.
6. Kur dikush ju kërkon kripën, kalojani bashkë me piperin.
7. Nëse ftoni njerëz për një drekë biznesi, ju duhet ta paguabi faturën.
8. Kur arrin shporta e bukës, mos merrni ju i pari.
Kur jeni duke ngrënë në një restorant dhe shporta e bukës arrin, sigurohuni që t’i ofroni një fetë personit në të djathtën tuaj, pastaj personit në të majtën tuaj. Dhe pas kësaj, ju mund të merni dhe për vete.
9. Mos e trazoni çajin në mënyrë të gabuar. Nuk duhet të jetë në drejtim të akrepave të orës, por përkundrazi, nga jugu në veri.
10. Duhet ta mbani gjithmonë çantën në krahun tuaj të majtë.
11. Mos kërkoni ushqimet e mbetura, pas një dreke pune.
12. Afrohuni në vendin tuaj në tryezë nga ana e majtë dhe lëreni nga ana e djathtë./e.b-abcnews.al