Xhamia e E’them Beut e restauruar, Adrian Cene rrëfen punën 2-vjeçare

schedule17:33 - 6 Janar, 2021

schedule 17:33 - 6 Janar, 2021

Punimet restauruese, në xhaminë e E’them Beut të nisur dy vjet më parë, nga  grupi i  restauratorëve Andi Spahia, Fatmir Carkanji (ndihmësrestaurator) nën drejtimin e Adrian Çenes me mbështetjen financiare të Agjencisë Turke për Zhvillim-TIKA, me supervizimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Janë drejtë  përfundimit.

Restauratori  dhe  piktor Adrian Cene  thotë se veçantia e kësaj xhamie  qëndron tek siperfaqja prej më shumë se 500 metra katrorë afreske të restauruar e rizbuluara

“E veçanta e kësaj xhamie është se e gjitha e pikturuar, në gjithë sipërfaqen e saj ka piktura, është e rrallë…Tani jemi duke punuar në pjesët e jashtme.”

Tanimë puna është drejt fundit dhe viti 2021 do ta gjejë Xhaminë e Et’hem Beut me afreske të restauruara, të cilat kanë zbuluar një bukuri të rrallë për nga teknikat e përdorura, motivet floreale, skenat që përshkruhen aty dhe ngjyrat e ndezura, që janë rigjallëruar pas kësaj pune voluminoze.

“Ne jemi përkujdesur për muralen, kryesisht për ta përfocuar, konservuar…”

Xhami e E’ them beut është nmonument kulture e kategorisë së parë që prej vitit  1949 dhe është e vetmja ndër  tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX  të ndërtuara në Tiranë që ka mbijetuar .

Xhamia përbëhet nga salla e lutjeve, portiku në veri dhe në lindje të saj si dhe minarja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!