Përfundoi në koma, momenti kur i riu godet kokën në shkëmb pasi hidhet për të kapur kryqin

schedule15:28 - 6 Janar, 2021

schedule 15:28 - 6 Janar, 2021

Një 30-vjeçar në Greqi u plagos rëndë sot, ndërsa u hodh në ujë duke tentuar të kapë kryqin. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Amarynthos, ku besimtarët ortodoksë festuan ditën e Ujit të Bekuar, e njohur ndryshe edhe si “Theofania”.

Mediat greke, kanë publikuar pamjet të momentin kur 30-vjeçari hidhet nga një lartësi bashkë me disa të tjerë. I ka goditur kokën në një shkëmb, ndërsa në video shihet teksa nxirret nga uji nga të rinjtë e tjerë, pasi humb ndjenjat.

30-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, ndërsa raportohet se është në gjendje kome. g.v/abcnews.al