Gati 128,000 fëmijë u diagnostikuan me koronavirus nga data 24 dhjetor deri më 31 dhjetor, sipas njoftimit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.
Shoqata vuri në dukje se gjatë një periudhe dy javore – nga 17 në 31 dhjetor kishte një rritje prej 17% të rasteve Covid-19 tek fëmijët.
Këto raste të raportuara rishtas sjellin totalin kumulativ në më shumë se 2.13 milion raste që nga fillimi i pandemisë. Fëmijët përbëjnë pak më shumë se 12% të të gjitha rasteve me Covid-19.
Covid-19 është ende relativisht i rrallë tek fëmijët. Në secilin shtet midis 0.2% dhe 3.4% të të gjithë fëmijëve të infektuar ishin të shtruar në spital, dhe fëmijët përbënin më së shumti 0.19% të të gjitha viktimave.
AAP thotë se ekziston ende një nevojë urgjente për të mbledhur më shumë të dhëna për ndikimet afatgjata te fëmijët, përfshirë mënyrën se si Covid-19 ndikon tek ata fizikisht dhe mendërisht.
Shifrat nuk janë të plota, sepse jo të gjitha shtetet raportojnë të dhëna në të njëjtën mënyrë./abcnews.al