Ish-ministri i LSI-së, Nasip Naço i është bashkuar Partisë Socialiste.
Naço e njoftoi largimin e tij nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.
“Berati dhe Shqipria nuk kanë më nevojë për eksperimente poltike. Kanë nevojë të ecin përpara. Kamq enë pjesë ekabuineit qeveritar nga LSI bashkë me PS. Sot jam me z.Klosi dhe në të ardhmen do të jem në krah të z.Klosi“, tha Naço.
Lexo edhe: Në mes një grua, del videoja si Rama bindi Nasip Naçon të braktisë LSI-në
Ish-ministri tha se po shkon në PS për të përfaqësuar votuesit e tij.
“Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike. S’ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër, por kanë nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit në Berat, i cili është i papërfaqësuar që kërkojnë që votat e tyre të shkojnë për të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës. E ardhmja i përket të majtës progresiste“, tha Naço.
Ndërkohë, Klosi u shpreh se me ardhjen e Naços, PS do të marrë 5 mandate në qarkun e Beratit. /abcnews.al