Nasip Naço njoftoi sot kalimin nga LSI tek Partia Socialiste teksa ishte në krah të ministrit Blendi Klosi në Berat.
Naço, ish-ministër i LSI deklaroi se vendi nuk mund të harxhojë më kohë me eksperimente politike siç e quajti ai ish-partinë e tij duke thënë se tani e tutje rreshtohet në krah të progresistëve.
“Berati dhe Shqipëria nuk kanë më nevojë për eksperimente poltike. Kanë nevojë të ecin përpara. Kamq enë pjesë ekabuineit qeveritar nga LSI bashkë me PS. Sot jam me z.Klosi dhe në të ardhmen do të jem në krah të z.Klosi”, tha Naço.
Ish-ministri tha se po shkon në PS për të përfaqësuar votuesit e tij.
“Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike. S’ka nevojë për njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër, por kanë nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit në Berat, i cili është i papërfaqësuar që kërkojnë që votat e tyre të shkojnë për të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës. E ardhmja i përket të majtës progresiste“, tha Naço.
Reagimi i Naços ishte i papritur për publikun, nisur edhe nga fakti se ai ka qenë ministër i LSI, por sigurisht duket se situata ishte përgatitur më herët dhe në mes qendron një tjetër ish-LSI-st, si Lefter Koka.
Ky i fundit, bashkë me Ramën dhe Gjiknurin kanë ftuar Naçon për të pirë një gotë sëbashku duke dhënë edhe detaje për faktin se përse ai ishte mërzitur me LSI.
Ndërkohë që Rama e fton Naçon për një gotë, Koka thotë se ai është mërzitur se LSI caktoi Elonën drejtuese politike në Berat dhe jo atë.
Ajo që Koka i referohet si “Elona” është Elona Guri, e besuara e Kryemadhit në LSI.
Sipas burimeve, LSI e dërgoi fillimisht atë si drejtuese politike në Berat, gjë që ka mërzitur Naçon sipas Kokës, dhe më pas e largoi sërish nga Berati duke e dërguar për të zëvendësuar vetë Lefter Kokën në Durrës.
Ndërkohë, Berati iu besua një tjetër të riu, Ardit Çelës, i cili tha sot se Naço është shoqëruesi i pestë i Klosit dhe kjo s’duhet ta shqetësojë partinë.
Kjo e fundit pritet të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme dhe sipas Kokës, një gjë e tillë e ka mërzitur Naçon.
Për më tepër, ndiqni videon e plotë të ftesës së Ramës dhe Kokës për Naçon, e cila krahas mërzisë së Naços dhe Kokës me Elonën, duket të jetë momenti i ngjizjes së dashurisë mes ish-ministrit të LSI dhe PS-së. /abcnews.al