Tottenham fitoi 2-0 ditën e djeshme kundër Brentford dhe u kualifikua në finalen e EFL Cup. Përballja e luajtur mbrëmë pati një episod ku Pierre Emile Hojbjerg mori një goditje në gju dhe u gjakos, ndërkohë që Josh Dasilva u ndëshkua me karton të kuq.
Lojtari i Brentford ka kërkuar ndjesë pas ndeshjes, teksa në Twitter shkruan: “Kushdo më njeh e di që nuk ka qenë ndërhyrje e qëllimshme. Do të mësoj nga kjo”. Danezi Hojbjerg, i cili donte të luante i gjakosur më pas por u ndal nga Mourinho me forcë, e qetëson kundërshtarin.
“Sigurisht që nuk keni dashur, prandaj mos u shqetësoni. Unë jam një viking dhe jam mirë. Ju më keni borxh një palë parakalco të reja.
Keni një të ardhme të shkëlqyer përpara Josh Dasilva. Qëndro i fortë dhe vazhdo e puno fort. Paç fat ti dhe ekipi juaj. Përqafim i madh, Pierre Emile Hojbjerg”, përgjigjet danezi, po në Twitter. /abcnews.al
https://twitter.com/hojbjerg23/status/1346631941429325824?s=20