Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borrell: Bosnja të marrë përsipër përgjegjësitë për emigrantët e pastrehë

schedule07:27 - 6 Janar, 2021

schedule 07:27 - 6 Janar, 2021

Ministri i Jashtëm Europian, Josep Borrell ka bërë thirrje Bosnjes që të marrë përsipër përgjegjësitë e saj, duke siguruar strehim për emigrantët e mbetur të pastrehë pas zjarrit në kampin Lipa, si një vend aspirues për integrimin në BE.

“Kriza serioze humanitare aktuale është kryesisht për shkak të mosfunksionimeve në qeverisjen e këtij vendi. Ne duhet të sigurojmë që emigrantët, të cilët kërkojnë azil në BE, të marrin trajtim të denjë dhe të jetojnë në kushte humane gjatë procesit të azilit. Kjo është një kërkesë kudo në BE dhe në vendet partnere”,  ka thënë ai.

Pas zjarrit që shkatërroi kampin Lipa, afër qytetit Bihac, në Bosnjën veri-perëndimore, më 23 dhjetor, 1 000 emigrantë kanë mbetur të pastrehë pranë kufirit me Kroacinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!