Të paktën 42 të plagosur, kryetari i Ferizajt viziton pacientët: Uroj të mos kemi viktima

schedule17:56 - 5 Janar, 2021

schedule 17:56 - 5 Janar, 2021

Ka shkuar në 42 persona numri i të lënduarve nga shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj, në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Ferizaj Agim Veliu, ka vizituar të plagosur në spital. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” , e ka konsideruar fatal shpërthimin e ndodhur, ndërsa i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Lexo edhe: Shpërthimi në Kosovë, mjeku flet për gjendjen e të lënduarve

Reagimi:

Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.

Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.

Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.

Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve.

 

 

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!