Shkencëtarët në Afrikën e Jugut theksuan se varianti i ri i Covid-19 që po përhapet në të gjithë vendin mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave aktuale dhe kanë paralajmëruar se kjo shton nevojën për një shpërndarje në shkallë globale të vaksinës.
“Ka një shqetësim teorik, një shqetësim të arsyeshëm, se varianti i Afrikës së Jugut mund të jetë më rezistent”, sipas profesorit Shabir Madhi, që ka udhëhequr testimet e vaksinës së Oxfordit dhe Astra Zeneca-s në Afrikën e Jugut.
Ai iu përgjigj komenteve të shkencëtarëve dhe zyrtarëve britanike dhe tha se do të kishte një përgjigje vendimtare për disa javë duke zhvilluar testime në Afrikën e Jugut.
Shqetësimet rriten nga fakti se virusi në Afrikë ka pësuar mutacion më të madh se varianti në Britaninë e Madhe dhe mund të jetë më e vështirë për të luftuar koronavirusin.
Vaksinat nxisin një reagim imunitar, që përfshin krijimin e antitrupave për të luftuar koronavirusin.
Antitrupat janë proteina të vogla të prodhuara nga sistemi imun që ngjiten në sipërfaqen e viruseve dhe i çaktivizojnë ato.
Nëse kjo mundësi për tu ngjitur është e dobët atëherë antitrupat e krijuar pas vaksinimit, mund të mos jenë aq efektivë./abcnews.al