Harry Styles është bërë sërish kryefjalë e mediave, pas vëmendjes së madhe që mori kur pozoi për revistën Vogue, i veshur me fustan. Këngëtari duket se ka nisur një romancë të re pasi u fotografua së bashku me Olivia Wilde.
Dyshja ishin së bashku në dasmën e një shoku dhe siç shihet nga fotot ecin për dore pa u mundur të fshiheshin nga askush. Mediat e huaja citojnë burime pranë çiftit se ish anëtari i One Direction dhe aktorja hollivudiane ishin çift në dasmë në fundjavë në Montecito, Kaliforni.
![]()
“Ata ishin në Montecito, California këtë fundjavë për një martesë”, tha një burim për People”. Ata ishin të dashur me miqtë e tyre, u mbajtën për dore dhe dukeshin shumë të lumtur. Ata kanë dalë për disa javë.”
Gjithashtu raportohet se romanca e tyre ka nisur prej pak kohësh dhe janë të lumtur. Ata kanë një diferencë të madhe moshe, pasi Harry është 26 vjeç ndërsa Olivia 10 vite më e madhe, 36-vjeç. Këngëtari është pjesë e filmit “Don’t Worry Darling”, në të cilin dhe luan dhe aktorja dhe duket se ky bashkëpunim i ka afruar dhe më shumë. /abcnews.al

