Një 18-vjeçar po shkëlqen në Dardani, e kërkon klubi i Bekim Balajt

schedule20:17 - 4 Janar, 2021

schedule 20:17 - 4 Janar, 2021

Është mbyllur faza e parë e IPKO Superligës së Kosovës dhe gjatë këtyre muajve ranë në sy disa lojtarë, të cilët tashmë kanë arritur të fitojnë edhe interesimin e skuadrave të ligave të mëdha europiane.

 

Një prej tyre është Milot Avdyli. 18-vjeçari i Trepça ’89 ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën nga Mitrovica dhe duket se qëndrimi i tij në Kosovë nuk do të zgjasë shumë.

Fantazisti mund të largohet që në merkaton e dimrit, madje mund të bëhet shok skuadre me një nga yjet e kombëtares sonë, Bekim Balaj.

Nga ajo që raportohet në Kosovë, austriakët e Sturm Graz interesohen për fantazistin dhe po punojnë për ta blerë që në merkaton e dimrit. Avdyli ka luajtur 12 ndeshje me Trepçën në këtë sezon. /abcnews.al