Jose Mourinho e ka nxjerrë thuajse totalisht jashtë planeve Dele Alli për shkak të formës së dobët të treguar gjatë këtyre muajve nga mesfushori. Ai nuk është titullar dhe në medie diskutohet shumë largimi i tij që në janar.
Kontrata e anglezit përfundon në verën e vitit 2024 dhe Tottenham ka mundësinë ta shesë dhe të marrë një dorë të mirë parash, por Sky Sport raporton se nuk do të ndodhë kështu, të paktën në merkaton e dimrit.
Klubi beson se Dele mund të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe do i lënë kohë deri në verë për ta bërë këtë dhe për të bindur Mourinhon se po gabon që e ka shndërruar në një lojtar stoli.
Anglezi numëron vetëm 4 paraqitje në Premier League këtë sezon dhe në këtë situatë ai mund të rrezikojë edhe praninë e tij në kombëtare në Kampionatin Europian, që zhvillohet në verë. /abcnews.al