Mainz shkarkoi nga detyra e trajnerit Jan-Moritz Lichte më 28 dhjetor. Ekipi gjerman u drejtua nga 31-vjeçari Jan Siewert në përballjen e djeshme ndaj Bayern Munchen, takim që u fitua 5-2 nga kampionët e Gjermanisë.
Sot është emëruar edhe trajneri i ri i Mainz. I përzgjedhuri është Bo Svensson, një emër i njohur për ekipin e Bundesligës. 41-vjeçari ka luajtur për 7 sezone (2007-2014) si qendërmbrojtës me Mainz.
Jetzt ist es offiziell: Bo Svensson wird unser neuer Trainer. Willkommen zurück, Coach! #mainz05
Alle Infos: https://t.co/GpL61EIFWK pic.twitter.com/0MQjIt2V7A— 1. FSV Mainz 05 (@1FSVMainz05) January 4, 2021
Tani rikthehet në rolin e trajnerit me objektiv evitimin e rënies në Bundesliga 2. Trajneri nordik do të debutojë në pankinë në takimin shtëpiak të ditës së shtunë ndaj Eintracht Frankfurt. /abcnews.al